ADN-ja më e vjetër në botë, gjendet nga shkencëtarët tek dhëmbët e mamuthëve të moçëm

Dhëmbët e mamuthëve të varrosur në Siberi kanë ofruar ADN-në më të vjetër në botë.

Shkencëtarët rusë dhe suedeze që kanë kryer teste mbi dhëmbët e tre specieve të gërmuara në vitet ’70 zbuluan një ADN të vjetër 1.2 milion vjet, duke thyer rekordin që e mëparshëm.

“Të jesh në gjendje të analizosh ADN-në nga kampione që janë mijëra herë më të vjetra se epoka e Vikingëve është fantastike. Është një hap drejt së panjohurës,” – u shpreh Love Dalen, profesor i evolucionit gjenetik në Suedi.

ADN-ja ka ofruar një vëzhgim nga brenda të një lloji të ri mamuthi që lindi nga fundi i epokës së akullnajave, i njohur si mamuthi leshator.

Studimi nuk është i pari sa i takon sekuencës së gjenomit të mamuthit dhe as nuk e sjell qenien njerëzore pranë rilindjes së kafshës, pasi teknologjia nuk ka arritur akoma aty dhe nuk ka ende kromozome të pastra për të klonuar kafshën.

Por ai është një gur kilometrik për studimin e ADN-së së vjetër.

“Nuk besoj se kemi arritur majën por jam i bindur se në Evropë mund të shkojmë prapa në kohë përtej epokës së Neandertalëve”
Anders Götherström
Arkeolog në Universitetin e Stokholmit

Të Fundit