Abuzimet në Bashkinë e Kuçovës, denoncimi i Stop zgjon insititucionet

Në 19 prill transmetuam disa problematika, që lidhen më bashkinë e Kucovës. Një banor i Kucovës na tregoi, se kur një i afërmi i tij ndërroi jetë, ai kuptoi, se taksat prej 21 000 lekësh dhë shërbimet, i pagoi tek firma private “Pienvis shpk” Krahas kësaj shume, qytetari u detyrua të paguajë edhe 20 mijë lekë taksë bashkie për mirëmbajtjen e varrezave. Si të mos mjaftonte abuzimi me këtë tender, që u rëndon financave të qytetarëve, Bashkia e Kucovës, një vit pasi dha tenderin, miratoi një tjetër taksë me vendim të Këshillit Bashkiak, për mirëmbajtjen e varrezave. Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e “Stop”, në Bashkinë e Kucovës shpesh janë organizuar tendera për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacake të qytetit, shërbim, që prej vitesh i është dhënë privatit.Por rezultoi, se ky tender ishte bërë fiktiv.Qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.Gazetari i “Stop”gjeti vendin, ku duhet të trajtoheshin qentë endacakë, sipas dokumenteve të tenderit. Por në ambientin e caktuar, në fshatin Gorre të Kucovës, nuk kishte asnjë qen dhe asnjë kusht për trajtimin e qenve.Gazetari bisedoi edhe me personin, të cilit i kanë marrë ambientin me qira.Ai përforcoi faktin, se nuk ka pasur kurrë qen në këtë ambient.Kryetari i bashkisë, Kreshnik Hajdari iu shmang shpjegimeve, e më pas tha, se nuk është në dijeni të këtij tenderi.”Stop” ka mësuar, se për të dy këto ratse, varrezat dhe tenderin e qenve endacakë, Prokuroria e Beratit ka regjistruar procedim për vepër penale.

Të Fundit