E Shtunë, 28 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren “107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ Saimir Tahiri publikon përgjimin ambiental: Grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër Marta Kos: Shqipëria mund të hyjë në BE deri në vitin 2030, negociatat mund të mbyllen vitin e ardhshëm Bardhi e Balliu u përjashtuan nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, Gjykata Administrative shpall të paligjshëm vendimin për dy deputetët e PD: Të shfuqizohet Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së
Aktualitet

A është brokoli një armë kundër diabetit?

Brokoli mund të ndihmojë pacientët diabetikë që të mbajnë nën kontroll glukozën: një grup studiuesish kanë identifikuar një përbërës të pranishëm te brokoli që duket të jetë i dobishëm në luftimin e sëmundjes, shkruan focus.it.

Interesante për kërkimin farmakologjik është qasja me të cilën shkencëtarët në Universitetin Lund në Suedi kanë arritur të zgjedhin molekulën e pranishme në brokoli si një trajtim të mundshëm.

Së pari, u ndërtua një “nënshkrim” i diabetit të tipit 2, bazuar në rreth pesëdhjetë gjene të shprehura në indet e mëlçisë “të sëmura” kundrejt atyre të shëndetshme.

Më pas studiuesit testuan mijëra komponime, 3852 për të qenë të saktë, që kishin gjenet si objektiva të mundshëm. Ndër të gjitha, ata kanë identifikuar sulforafanin, i pranishëm në shumë perime, por në sasi më të mëdha te brokoli, si ai që mund të ndikojë më së miri në “firmën” tipike të sëmundjes.

Komponimi uli prodhimin e glukozës në qelizat e kultivuara të mëlçisë. Tek minjtë, është treguar se e zhvendos shprehjen e gjeneve të mëlçisë drejt një gjendjeje më pak të ngjashme me sëmundjen. Më në fund, përbërja u testua në rreth 100 pacientë me diabet të tipit 2.

Sulforafani ka qenë objekt i shumë studimeve të mëparshme, veçanërisht për veprimin e tij mbrojtës kundër kancerit, ndoshta për shkak të aftësive të tij antioksiduese.

Sipas një studimi të fundit, përbërja mund të jetë gjithashtu e dobishme në kontrollin e obezitetit. Përdorimi i tij si terapi e diabetit shihet me interes të veçantë, pasi çrregullimi prek rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën dhe se një përqindje e pacientëve, afërsisht 15 për qind, nuk mund të marrin trajtimin standard, metforminën, për rreziqet e dëmtimit të veshkave.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑