Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri”, kreu i qeverisë ka uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar në historinë e vendit.
“Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në mesazhin e publikuar.