E Shtunë, 28 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren “107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ
Aktualitet

Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e kësaj të shtune për protestën e 28 Nëntorit në Tiranë.

Në një konferencë për mediat, Berisha përshëndeti të rinjtë dhe të rejat që morën pjesë në protestë, ndërsa tha se, si pasojë e forcës së tepruar të përdorur nga policia, janë lënduar disa protestues, gazetarë dhe persona të tjerë që ndodheshin pranë tubimit.

Kreu i PD-së e cilësoi protestën e sotme si një “triumf të protestuesve”, ndërsa paralajmëroi se tubimi i ditës së nesërme do të jetë edhe më i madh.

“Regjimi theu kockë, gjymtyrë, çau kafka, përdori mjete të dhunshme, përdori topat e ujit që siç e patë u drejtuan edhe kundër gazetarëve dhe operatorëve që ai i konsideron armik, s’po bënin as edhe një akt të vetëm përveçse detyrës së tyre. U goditën me shënjestër intelektualë të shquar të vendit, vetëm e vetëm sepse kanë qëndruar në anën e protestuesve. U goditën me shënjestër mbi sy, në faqe, prapa kokës, djem dhe vajza që nuk po kryenin asnjë akt dhune. U plagos rëndë me plumb gome dhe iu ça kafka kamarierit që shërbente në kafenenë tek ‘Opera’. Sasi kolosale gazrash u hodhën me dron njëlloj si rusët në Ukrainë. Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve, por ata edhe tani sheshin e kanë në dorë. Ishte kjo një betejë e jashtëzakonshme. Dita e parë e saj u kurorëzua me triumfin e protestuesve. Nesër, dita e dytë e saj do të jetë po kaq, në mos edhe më madhështore. Mirënjohje të pakufijshme ndaj të gjithë atyre që morën pjesë”, deklaroi Berisha.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑