E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren
Aktualitet

Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar në lidhje me protestën e 28 Nëntorit, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen kundër dhunës, pavarësisht bindjeve politike apo qëndrimit ndaj qeverisë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ai theksoi se siguria e qytetarëve, institucionet dhe e ardhmja e Shqipërisë janë interesa të përbashkëta që duhet t’i bashkojnë shqiptarët.

“Në 114-vjetorin e Pavarësisë, flamuri kombëtar na kujton se, përtej çdo dallimi politik, kemi një atdhe dhe një shtet të përbashkët. Dhuna nuk është as alternativë politike dhe as mjet demokratik. Tirana është e të gjithëve. Institucionet janë të të gjithëve. Shqipëria është e të gjithëve”, deklaroi Demo

Sipas tij punonjësit e Policisë u sulmuan me gurë, shkopinj, molotovë dhe mjete piroteknike. Demo tha se sulmet kishin prekur edhe institucione shtetërore e biznese private, ndërsa ishte dëmtuar prona publike. Ministri përmendi edhe Teatrin e Kukullave si një nga objektet që nuk i kishte shpëtuar dhunës.

Demo rikonfirmoi se Policia e Shtetit do të garantojë të drejtën për protestë paqësore dhe se reagimi i saj ndaj akteve të dhunës duhet të jetë proporcional. Ai theksoi se përgjegjësia për shkeljen e ligjit vlen njësoj për të gjithë.

“Kushdo që ka ushtruar dhunë dhe ka shkelur ligjin do të përballet me të. Kjo vlen për çdo qytetar dhe për çdo punonjës policie”, deklaroi ministri.

Në përmbyllje, Demo nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv kombëtar dhe një aspiratë e brezave të shqiptarëve, që nuk i përket vetëm një partie apo një qeverie.

“Le të debatojmë për mënyrën se si duam ta zhvillojmë vendin. Le të kemi bindje dhe vizione të ndryshme, por të respektojmë njëri-tjetrin dhe të refuzojmë dhunën e shkatërrimin”, ishte thirrja e ministrit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑