E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri
Bota

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë

Një ditë festive u kthye në tragjedi në Prata di Pordenone të Italisë, ku një 31-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor. Tre fëmijë që udhëtonin me të, mes tyre dy fëmijët e saj, mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit, në rrugën Vittorio Emanuele. Sipas policisë, Emanuela Shahini po drejtonte një automjet tip “Ford Fiesta” dhe po udhëtonte drejt Villanovës, ku do të merrte pjesë në një festë ditëlindjeje në oratorium, së bashku me dy fëmijët e saj dhe një mik të tyre.

Teksa po ngjitej në një kthesë, 31-vjeçarja humbi kontrollin e automjetit. Makina doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni në anë të saj.

Përplasja shkaktoi dëme të rënda në pjesën e përparme të automjetit, duke e lënë gruan të bllokuar brenda. Ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin dhe ta stabilizonin në vendngjarje, përpara se ta transportonin me urgjencë në spitalin e Pordenones. Megjithatë, ajo ndërroi jetë pak më vonë, si pasojë e plagëve të rënda.

Në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, 6 dhe 4 vjeç, si dhe një 10-vjeçar. Të tre mbetën të plagosur dhe u transportuan për ndihmë mjekësore.

Vajza 4-vjeçare u dërgua me helikopter në spitalin e Udines, në gjendje të rëndë, ndërsa dy fëmijët e tjerë u transportuan me ambulancë në spitalin e Pordenones.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑