Në fshatin Backë të Skraparit, Hatem Gurra, një fermer, që ka lidhur kontratë qiraje për kullotjen e bagëtive dhe ka shlyer detyrimet ndaj bashkisë, prej kohësh përballet me një konflikt për kullotën, që përdor. Një person tjetër pretendon, se sipërfaqja i përket atij, ndërsa mosmarrëveshja e pazgjidhur, po i sjell pasoja të rënda fermerit, të cilit, sipas denoncimit, po i ngordhin delet.Përgjegjësi i Shërbimit Pyjor, Besnik Demko, pohon, se Hatem Gurra ka të drejtë në kërkesën e tij dhe se pala tjetër ka një parcelë të ndryshme, por përpjekjet e bëra deri më tani nuk kanë sjellë zgjidhje. Nga ana tjetër, Luan Gjoni i kundërshton pretendimet e fermerit, duke këmbëngulur, se prona është e regjistruar me dokumentacion të rregullt dhe se nuk ka arsye të përfshihet në një proces gjyqësor.Ndërkohë, kryetari i Bashkisë, Adriatik Mema, pranon, se është në dijeni të problematikës dhe premton, se do të ringrejë një grup pune, në bashkëpunim me komisariatin, për t’i dhënë drejtim konfliktit.
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish këtë mëngjes në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve. Balluku është marrë e pandehur për një sërë veprash penale, që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera publikë, korrupsionin pasiv, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas akuzave, shkeljet e dyshuara përfshijnë disa raste të procedurave publike, ndërsa hetimi përfshin edhe dyshime për fshehje pasurie dhe veprimtari të përsëritur kriminale.
“Stop” i rikthehet një prej çështjeve më të bujshme të pronave në Ksamil, ku në qendër të investigimit janë Suzana Isufaj dhe ish-gjyqtari i Sarandës, Alltun Çela. Sezonin e kaluar, emisioni denoncoi një vendim gjykate, përmes të cilit dyshohet, se u përfituan mijëra metra katrorë tokë me vlerë të lartë turistike, në një proces, që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën, se si u zhvillua gjykimi dhe pse vendimi nuk u apelua.Pavarësisht fakteve të bëra publike nga “Stop”, sipas materialit të investigimit, nuk pati masa ndaj personave të përfshirë. Por, pas afro një dekade, çështja merr një kthesë të re. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka rivendosur afatet për rishqyrtimin e vendimit, duke hapur rrugën, që çështja të gjykohet sërish.Ky zhvillim rikthen në vëmendje dyshimet për mënyrën, se si mijëra metra katrorë tokë shtetërore në një nga zonat më të lakmuara turistike të vendit përfunduan në duar private. A do të zbardhet më në fund e vërteta për vendimin e shumëdiskutuar dhe a do të mbajnë përgjegjësi personat, që rezultojnë të përfshirë?




