E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Dyshohet se u vra për një borxh, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen: Ishte një baba i kujdesshëm

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet i pajetë në një pus në zonën e Longianos, në provincën e Çezenës, Itali.

Një 29-vjeçar italian është ndaluar nga autoritetet, pasi dyshohet se ka vrarë shqiptarin dhe më pas ka fshehur trupin e tij.

Sipas mediave italiane, i dyshuari ka pranuar përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje. “Isha unë”, mësohet të ketë deklaruar ai, duke pranuar krimin.

Nga hetimet paraprake dyshet se shkak i konfliktit mund të ketë qenë një borxh prej rreth 500 eurosh, i lidhur me furnizimin me lëndë narkotike. Sipas rindërtimit të ngjarjes të publikuar nga mediat italiane, debati mes dy personave ka përfunduar në dhunë fatale.

Ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, bashkëshortja e Denaldo Maxhallakut ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e tij.

Ajo kujton se bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia më 8 tetor, duke i thënë se do të shkonte në lokal dhe se do të kthehej në mbrëmje.

“Ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte shumë vajzën tonë vetëm një vjeçe. Ishte një punëtor i jashtëzakonshëm”, është shprehur ajo.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑