Rexhep Keqa nga Fushë-Domja bleu një furgon në vitin 2025 nga Shkëlqim Elezaj, por një vit më vonë, kur shkoi të ndryshonte lejen e qarkullimit në emrin e tij, u përball me një surprizë të pakëndshme: automjeti rezultonte në kërkim nga Interpoli. Pas paraqitjes pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, furgoni iu bllokua, duke e lënë blerësin në një situatë të vështirë, megjithëse e kishte blerë automjetin në mënyrë të rregullt.Emisioni “Stop” ndoqi gjurmët e automjetit për të zbardhur zinxhirin e shitjeve. Shkëlqim Elezaj deklaroi, se e kishte blerë fugonin në vitin 2024, me procedurat e zhdoganimit të kryera nga Eqerem Xhediku, dhe se e kishte pajisur me targa e leje qarkullimi, pa hasur probleme. Nga ana tjetër, Xhediku shpjegoi, se automjeti kishte ardhur nga Kosova, ndërsa në këtë transaksion ishte përfshirë edhe Musa Veseli si ndërmjetës mes tij dhe pronarit Miftar Ilhan.I kontaktuar në telefon, Musa Veseli u shpreh i gatshëm, që çështja të zgjidhej dhe automjeti të kthehej mbrapsht, nëse rezultonte i bllokuar. Edhe Miftar Ilhan, pronari i përmendur në këtë zinxhir shitjesh, deklaroi, se nuk kishte dijeni për arsyen e bllokimit dhe se priste zgjidhjen e situatës.Pas interesimit të emisionit, nga strukturat vendore të Policisë Tiranë u bë e ditur, se bllokimi lidhej me një detyrim bankar dhe se Interpoli e kishte hequr tashmë masën e kërkimit.
Në protestë nuk ka vetëm pankarta, thirrje dhe tension, por edhe material pa fund për meme! Nga Zegjineja që raporton dëmet me shifra të forta, te qytetari që gëzohet kur mëson se po digjet banka dhe kredia mund t’i zhduket, humori i rrjeteve sociale nuk njeh kufij. Një i ri vrapon me koment sportiv, sikur në fushë të jetë vetë Messi, ndërsa një njoftim për kërkim shtëpie përfundon te kazani i plehrave, si objekti më i kërkuar i protestës. E kur mbërrijnë tironsit me dajre, protesta merr ritmin e vet! Ndërkohë, të rinjtë marrin përsipër drejtimin e trafikut, pasi policët janë të angazhuar me protestën. Një përmbledhje ku aktualiteti, ironia dhe humori i internetit bëhen bashkë në hit parade-n e memeve të protestës.
Një njohje në Instagram i kushtoi 3 mijë euro. Kjo është historia e qytetarit Romeo Gërboti, i cili tregon, se në muajin qershor njohu online një vajzë, e prezantuar si Elvana Meta, e cila i kërkoi shuma të ndryshme parash, duke i thënë se nëna e saj ishte e sëmurë dhe e shtruar në spital. Sipas Romeos, paratë u dërguan te persona të tjerë, të cilët i tërhiqnin në emër të saj.Por historia nuk përfundon këtu. Në bisedat e siguruara nga qytetari, kërkesat për para lidhen me blerjen e aparaturave mjekësore, ilaçeve dhe, më vonë, me vdekjen e pretenduar të nënës. Romeo thotë, se vajza i kishte premtuar, se do t’ia kthente paratë. Por, pasi mori shumën, ajo e bllokoi dhe ndërpreu çdo komunikim.Dy të rinjtë nuk janë takuar asnjëherë dhe nuk kanë zhvilluar as video-telefonata, duke komunikuar vetëm me telefon. Romeo pretendon se edhe personat që tërhoqën paratë nuk i kanë dhënë shpjegime, por i janë përgjigjur në mënyrë të ashpër.




