Një denoncim i mbërritur në emisionin “Stop” ngre dyshime serioze për falsifikimin e produktit farmaceutik “Reflux ACT shurup”, të importuar në Shqipëri nga kompania FlorFarma sh.p.k. Sipas denoncimit, një sasi e madhe e këtij produkti, që kishte skaduar në vitin 2025, dyshohet, se është riambalazhuar, duke i ndryshuar datën e skadencës dhe numrin e lotit, për t’u rikthyer në treg.Për të verifikuar denoncimin, ne siguruam ambalazhin origjinal të produktit, me numër loti 23120124 dhe datë skadence dhjetor 2025. Përmes blerjeve me kamerë të fshehtë në disa farmaci të Tiranës, siguruam paketime, ku data e skadencës dhe numri i lotit rezultojnë të ndryshuara.Denoncimi iu përcoll edhe institucioneve të tjera, ndërsa pak ditë më vonë produktet e dyshuara u tërhoqën nga tregu. “Stop” ka dokumentuar edhe këtë tërheqje, por fakti që disa paketime ishin blerë në farmaci, ngre pikëpyetje serioze për kontrollin e produkteve farmaceutike, që u ofrohen qytetarëve.
Një vizitor i pazakontë ka surprizuar punonjësit dhe klientët e një librarie në Kaliforni. Një ari i zi është futur brenda dyqanit, por duket, se nuk kishte shkuar për të lexuar. Në vend që të kërkonte ndonjë libër, ai ka shkuar drejt e te dollapi i personelit, ku e prisnin disa ushqime. Ariu gjeti gjalpë kikiriku, një pjeshkë, disa biskota dhe një kavanoz me mjaltë.
Para disa javësh transmetuam një tjetër denoncim ndaj noteres Anila Haxhiu në Fier. Një çift pohoi, se i kishte dhënë 3 200 euro Haxhiut, për të kaluar pronësinë e një apartamenti në Golem, duke anashkaluar procedurën e zakonshme dhe deklaratën e ish-bashkëshortes. Sipas denoncuesve, një pjesë e shumës do t’u jepej punonjësve të Kadastrës Fier, ndërsa pjesa tjetër do të mbahej nga noterja. Emisioni “Stop” dokumentoi momentin e dorëzimit të parave në zyrën noteriale.Por “Stop” kam mësuar pranë Prokurorisë Fier, se procedimi është pushuar, duke iu referuar nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale. Ish-prokurori Ervin Karanxha shpjegon aspektet ligjore të çështjes dhe argumenton se pse, sipas tij, vepra penale e “Ndikimit të paligjshëm” duhet të hetohet nga SPAK.




