Njeh vajzen në Instagram por e ha keq, i dërgon 3000€: ajo i merr leket dhe e bllokon

Një njohje në Instagram i kushtoi 3 mijë euro. Kjo është historia e qytetarit Romeo Gërboti, i cili tregon, se në muajin qershor njohu online një vajzë, e prezantuar si Elvana Meta, e cila i kërkoi shuma të ndryshme parash, duke i thënë se nëna e saj ishte e sëmurë dhe e shtruar në spital. Sipas Romeos, paratë u dërguan te persona të tjerë, të cilët i tërhiqnin në emër të saj.Por historia nuk përfundon këtu. Në bisedat e siguruara nga qytetari, kërkesat për para lidhen me blerjen e aparaturave mjekësore, ilaçeve dhe, më vonë, me vdekjen e pretenduar të nënës. Romeo thotë, se vajza i kishte premtuar, se do t’ia kthente paratë. Por, pasi mori shumën, ajo e bllokoi dhe ndërpreu çdo komunikim.Dy të rinjtë nuk janë takuar asnjëherë dhe nuk kanë zhvilluar as video-telefonata, duke komunikuar vetëm me telefon. Romeo pretendon se edhe personat që tërhoqën paratë nuk i kanë dhënë shpjegime, por i janë përgjigjur në mënyrë të ashpër.

Të Fundit