Në muajin maj transmetuam një rast tragjik, ku 70-vjeçarja Afërdita Krasta tregoi, se kishte humbur banesën e saj, si pasojë e një zjarri të madh, ku ndërroi jetë edhe i vëllai. Prej gati 40 ditësh, ajo jetonte pa një çati mbi kokë, duke u strehuar nëpër fqinjë. Grupi ynë i xhirimit konstatoi, se banesa ishte shkatërruar pothuajse plotësisht nga zjarri, ndërsa fqinjët i siguruan lidhje elektrike dhe kushte minimale higjieno-sanitare. Megjithatë, e moshuara nuk hynte në shtëpi, për shkak të traumës. Pas këtij transmetimi, të shumtë ishin qytetarët, që u ofruan, për të ndihmuar të moshuarën. Sot, banesa e shkrumbuar i ka lënë vendin pamjes së një shtëpie të re. Biznesmeni nga Elbasani, Bilal Hasa, ka rregulluar dhomën e të ndjerit, dhe 70 vjecarja Afërdita Krasta, shprehet, se sot hyn pa frikë e ankth në shtëpi.




