Futet ne borxhe se nuk i japin bonusin e qirase, “Stop” ndërhyn dhe pagesa kalon

Eriselda Arapi, banore me qira në Njësinë Administrative 11, Laprakë, trajtohet me bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës, por për muajt korrik dhe gusht, pagesa nuk kishte kaluar. Për familjen, kjo pagesë është e domosdoshme për të përballuar qiranë, ndaj Eriselda u detyrua të merrte borxh, për të mos mbetur pa strehim.“Stop” u interesua pranë pronarit të banesës, i cili konfirmoi, se dy muajt e bonusit nuk kishin kaluar. Në Bashki, fillimisht na thanë, se pagesat ishin kryer. Por verifikimi i hyrje-daljeve bankare të pronarit tregoi, se pagesat për korrikun dhe gushtin, nuk rezultonin.Pas rikthimit të gazetares pranë Bashkisë, institucioni deklaroi, se pagesa do të hidhej atë ditë. Dhe kështu ndodhi. Dy muajt e bonusit kaluan në llogari dhe rasti i Eriseldës u zgjidh.

Të Fundit