“Nuk e pashe aksidentin fare” polici gjobit njesoj shoferin e dehur dhe viktimen

Viktor Thaqi tregon, se më 22 gusht 2026 po udhëtonte drejt Shkodrës, kur automjeti, ku ndodhej me bashkëshorten në drejtim, u përplas me një furgon. Pas aksidentit, të dy drejtuesit u ndëshkuan me gjobë për manovra të gabuara dhe goditje, ndërsa drejtuesi tjetër rezultoi edhe nën efektin e alkoolit dhe u gjobit me 180 mijë lekë të vjetra.Thaqi kundërshton masën e vendosur ndaj tyre, pasi sipas tij, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmit, për shkak të gjobës dhe pretendon, se vendimi i policisë është i padrejtë.Punonjësi i policisë, që shkoi në vendngjarje, pranon, se nuk e ka parë aksidentin dhe se masën e ka vendosur, bazuar në deklaratat kontradiktore të dy drejtuesve. Kamerat e subjektit pranë vendit të aksidentit nuk janë marrë, pasi sipas policit i është thënë, se nuk funksiononin. Madje, polici i sugjeron qytetarit, se sigurimi i pamjeve filmike mund të shërbejë për anulimin e gjobës.Eksperti autoteknik Gëzim Hoxha ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë. Sipas tij, në një përplasje ka një mjet, që godet dhe një tjetër, që goditet, ndaj nuk mund të trajtohen automatikisht të dy drejtuesit si autorë të së njëjtës shkelje.

Të Fundit