Serbia ka hapur një fabrikë të re për montimin e dronëve të projektuar në Izrael, duke zgjeruar bashkëpunimin me industrinë izraelite të mbrojtjes. Presidenti Aleksandar Vuçiç, i pranishëm në inaugurim, njoftoi se Beogradi planifikon të hapë të paktën edhe tri impiante të tjera me partnerët izraelitë.
Serbia zgjeron kapacitetet e saj në industrinë e dronëve dhe armëve. Presidenti Aleksandër Vuçiç inauguroi një fabrikë të re për montimin e dronëve të projektuar në Izrael, e ngritur në kuadër të bashkëpunimit mes industrive të mbrojtjes të dy vendeve.
Impianti pritet të punësojë rreth 100 persona dhe të prodhojë pajisje për Forcat e Armatosura të Serbisë, por edhe për tregje të tjera. Fabrika është ngritur në bashkëpunim me kompaninë izraelite Elbit Systems dhe kompaninë shtetërore serbe të mbrojtjes Yugo-import.
Vuçiç deklaroi se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit dhe se Serbia planifikon të hapë të paktën edhe tri fabrika të tjera me partnerët izraelitë. Autoritetet serbe nuk kanë bërë publike shumë detaje mbi procesin e prodhimit. Sipas presidentit serb, gazetarët nuk u lejuan të vizitonin ambientet e impiantit për shkak të konfidencialitetit.
Hapja e fabrikës vjen në kuadër të përpjekjeve të Beogradit për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe forcimin e industrisë vendase të mbrojtjes. Nga ana tjetër armatosja e Serbisë ngre shqetësimin te vendet e rajonit problemet që mund të sjellë militarizimi I një shtetit që ka pretendime territorial ndaj disa fqinje të tij.



