Aktivisti Baki Goxhaj dhe disa persona pasditen e kësaj të shtunë janë shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Goxhaj dhe personat e tjerë raportohet se ishin pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës ku kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët lidhur me reformën territoriale.
Forca të policisë ndodhen në ambientet e jashtme të pallatit të Kulturës për të siguruar që takimi të zhvillohet pa incidente. Dyshohet se Goxhaj është shoqëruar pas informacioneve se mund të kishte reagim ndaj kryeministrit Rama.
Bashkëshortja e saj ka kundërshtuar shoqërimin teksa pyeste policët për arsyen e shoqërimit të tij. Qytetarët e tjerë u shoqëruan pasi debatuan me policinë pasi donin të futeshin në takim.



