Ministrja Ismaili mbi akuzat për automjetin e ri të kryeministrit: Është me qira dhe paguhet nga buxheti i PS

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili këtë të premte pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe lidhur me akuzat për automjetin e ri të kryeministrit, Edi Rama. Ajo ka sqaruar se mjeti është me qira dhe paguhet nga buxheti i Partisë Socialiste.

“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga garda bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, u përgjigj ajo.

Të Fundit