Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretenduara dhe të ngritura nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.
Sipas Ismailit, akuzat e Ahmetajt nuk qëndrojnë. Ajo ka deklaruar për mediat se ish-zyrtari i lartë duhet të ketë guximin të përballet me drejtësinë.
“Zotëria, siç hedh llum ndaj punëve të qeverisë, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë”, u shpreh Ismaili.
Disa ditë më parë, Arben Ahmetaj ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe disa zyrtarëve, të cilët, sipas tij, janë të përfshirë në trafik armësh.



