Deputeti i PD-së, Luan Baçi këtë të premte është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Baçi u paraqit i shoqëruar nga avokati Sokol Mëngjes.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, ka njoftuar se është marrë person nën hetim. Baçi është marrë person nën hetim sa i përket denoncimit të bërë nga ortaku i tij, Aredin Behari.
Ky i fundit në vitin 2024 kallëzoi në SPAK Baçin për fshehje pasuri pasi në vitin 2010-2012 kishte hedhur rreth 1.5 mln euro në një kompani private, por nuk kishte deklaruar në ILDKPI burimin e të ardhurve. Ai ka dorëzuar disa dokumete lidhur me këtë çështje.



