Balluku paraqitet në SPAK me avokatin! Mbyllen hetimet për ish-zv.kryeministren, dosja së shpejti në Gjykatën e Posaçme

Ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokati  Ardian Kalia.

Mësohet se SPAK i ka komunikuar Ballukut, perfundimin e hetimeve.

Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.

Gjithashtu, bëhet me dije nga burime pranë SPAK se sot Belinda Ballukut i janë komunikuar edhe akuzat e tjera për shpërdorim detyre, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie.

Sipas njoftimit të SPAK-ut të publikuar më 9 shtator 2026, Balluku është marrë e pandehur për dyshime për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në bashkëpunim, në tetë procedura prokurimi.

Vlera e përgjithshme e procedurave të përfshira në dosje kalon 600 milionë euro. Prokuroria dyshon se në këto tendera janë krijuar avantazhe të padrejta për operatorë ekonomikë të caktuar.

Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të një vile në Dhërmi. Sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshime se pasuria mund të lidhet me përfitime të parregullta.

Në shtator, SPAK njoftoi një tjetër masë sekuestrimi për një pronë në Palasë, të cilën prokuroria dyshon se e lidh me përfitime të parregullta nga procedura e tenderimit për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

Të Fundit