E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të

Screenshot

Kryeministri Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 16-të, pa shenja tërheqjeje nga kërkesa për largimin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar sërish pamje të ulëseve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për bisedime me studentët dhe të rinjtë që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë.

Megjithatë, thirrjet e kryeministrit nuk kanë sjellë deri më tani një ndryshim të qëndrimit të protestuesve, të cilët kanë refuzuar formatin e dialogut të propozuar nga qeveria. Protesta, e nisur me shqetësimet për arsimin dhe kushtet e studentëve, është zgjeruar duke marrë një karakter politik, me kërkesën për dorëheqjen e Ramës në qendër të saj.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë me studentët, por ka përjashtuar mundësinë e largimit nga detyra. Rama e mbështet qëndrimin e tij te mandati i marrë përmes zgjedhjeve, duke argumentuar se ka një kontratë me qytetarët.

Ndërkohë, protestat në Tiranë janë shoqëruar gjatë ditëve të fundit edhe me përplasje mes policisë dhe protestuesve, duke shtuar tensionet për mënyrën se si do të menaxhohet situata.

Në ditën e 16-të, përballja mes qeverisë dhe protestuesve mbetet pa një zgjidhje të dukshme. Rama vijon të insistojë te dialogu, ndërsa studentët dhe të rinjtë këmbëngulin te kërkesa për largimin e tij, duke mos pranuar deri më tani ftesën për bisedime në formatin e propozuar nga kryeministri.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑