Në redaksinë tonë kanë ardhur shumë denoncime për zonjën Ina Cekaj, sipas të cilave ajo ka mashtruar disa qytetarë nga zona e Krujës dhe Fushë-Krujës, duke pretenduar se punonte në Kryeministri dhe mund të ndërhynte për përfitimin e banesave apo granteve pas tërmetit të vitit 2019.Dy vëllezër nga Malësia e Krujës, banesat e të cilëve ishin vlerësuar me dëmtim të shkallës DS4, deklarojnë, se i kanë dhënë asaj nga 2 milionë lekë secili për procedurat e grantit, por nuk kanë marrë shërbimin e premtuar. Cekaj u kishte thënë gjithashtu, se do të merrnin mesazhe nga Kryeministria, por mesazhet, sipas tyre, kanë ardhur nga numra të zakonshëm telefoni.Denoncues të tjerë pretendojnë, se ajo u ka kërkuar, ose marrë shuma të ndryshme, që shkojnë deri në 20 milionë lekë të vjetra.Në audio dhe mesazhe, Cekaj përmend një projekt të quajtur “La mamma” dhe pretendon, se pagesat do të shkonin në Ministrinë e Financave. Ajo ka përmendur kryeministrin Rama, Ministrinë e Financave, Entin e Banesave dhe drejtoreshën Hoxholli, duke u premtuar qytetarëve data të ndryshme për çelësat e banesave, kthimin e parave ose përfundimin e procedurave.
Lidhur me denoncimet ndaj zonjës Ina Cekaj, me premtimet e saj të pambajtura për shtëpitë e tërmetit, për të cilat merrte shuma të mëdha parash, Cekaj është ka justifikuar me zërat për ndryshime të pritshme në qeveri. Ndërsa në disa komunikime të tjera, ajo ka pretenduar, se ishte nën mbikqyrje shtetërore dhe shoqërohej nga Garda e Republikës. Pas kallëzimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe bashkëpunimit me sektorin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Ina Cekaj është gjetur dhe arrestuar.




