Bashkimi Europian ka gjobitur platformën kineze të shitjeve online, Temu, me 200 milionë euro për shkelje të Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), pasi autoritetet europiane konstatuan se kompania nuk kishte marrë masa të mjaftueshme për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme dhe të rrezikshme në platformën e saj.
Ky është një nga ndëshkimet më të mëdha të vendosura deri tani.
Nga ana tjetër, Temu ka deklaruar se nuk është dakord me vendimin e Bashkimit Europian, duke e konsideruar gjobën “jo proporcionale”, ndërsa po shqyrton mundësinë e apelimit



