“Dikush fshihet pas kësaj ndërtese” banorët e tmerruar nga ndërtesa në mes të rrugës

Në rrugën “Kastriotët”, pranë kthesës së Kamzës, ndodhet një ndërtesë e amortizuar, që prej vitesh, është kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës. Godina, e cila më herët ka shërbyer si shkollë dhe më pas si qendër votimi, sot është jashtë funksionit dhe është shndërruar në vendgrumbullim mbeturinash dhe strehë për përdorues të lëndëve narkotike.Banorët shprehen, se situata është bërë e padurueshme, jo vetëm për shkak të ndotjes dhe erës së rëndë, por edhe sepse ndërtesa pengon kalimin e lirë të këmbësorëve, të cilët detyrohen të ecin në rrugën e automjeteve, duke rrezikuar jetën. Sipas tyre, godina është kthyer edhe në burim infeksionesh, ndërsa frika për të kaluar në atë segment rruge, është shtuar sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.Banorët thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Të Fundit