Radhët në Qafë-Thanë, kryebashkiaku i Pogradecit apel qeverisë për situatën

Tashmë që sezoni turistik thuajse ka filluar edhe për Pogradecin, kryebashkiaku i këtij qyteti shikon si problematikë serioze për mbarëvajtjen e sezonit radhët e gjata që krijohen çdo ditë në pikën e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut në Qafë Thanë.

Edhe pse gati një vit më parë u vendos një ndalesë e përbashkët mes policive kufitare shqiptare dhe maqedonase për të lehtësuar procedurat në kufi, në fakt ka rezultuar e kundërta,

“Prej një ore në një ditë të zakonshme, radha do të bëhet deri në tri orë gjithsej”, thotë një turist. “Edi Rama duhet të tregojë diçka, po ashtu edhe këta të Maqedonisë”.

Dhe për këtë arsye, kryebashkiaku i Pogradecit i apelon policisë dhe qeverisë që të ndërhyjnë sa më shpejt për të normalizuar situatën problematike.

“Mendoj që më e rëndësishme është ajo që i kërkova policisë, por që i kërkoj vazhdimisht edhe qeverisë, sidomos për vështirësitë që hasin qytetarët në pikën e Qafë-Thanës. Pasi sistemi i ri që u vendos, i cili ka gati një vit, në vend që të lehtësonte qarkullimin e lirë të qytetarëve, në fakt ka sjellë të kundërtën”, thotë Ilir Xhakolli për media

“Lëvizja është bërë akoma më e vështirë. Besoj që morëm premtimin se do të sistemohet shumë shpejt, sepse sot, që ende nuk ka filluar mirë sezoni turistik, atje kemi një radhë të gjatë. Jo më kur të fillojë sezoni turistik! Kështu që besoj se do të dëgjohet kërkesa e qytetarëve të Pogradecit, por edhe më gjerë, me qëllim që të mos kenë probleme në lëvizjen e tyre të lirë nëpërmjet doganës”.

Në prag të çeljes zyrtare të sezonit turistik në Pogradec, rezervimet flasin për një fluks akoma më të lartë pushuesish që pritet të vizitojnë qytetin liqenor

Të Fundit