Denoncimi i radhës na çon në Ksamil, ku janë ngritur dyshime, se familja Memko, ku bën pjesë edhe prokurorja e Sarandës Hava Memko, ka përfituar në mënyrë të paligjshme 21 hektarë tokë pyll dhe kullotë pranë bregdetit. Sipas denoncuesit, prona është përfituar përmes një vendimi të vitit 2001 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dega rajonale Vlorë. Mbi këtë vendim rëndojnë dyshime për falsifikim të dokumenteve të trashëgimisë, të vulës institucionale dhe të firmave të anëtarëve të komisionit.Një akt-ekspertim i realizuar nga eksperti i pavarur Vladimir Konomi ka konstatuar, se firmat e anëtarëve të komisionit janë hedhur nga i njëjti person, duke ngritur dyshime serioze mbi vlefshmërinë ligjore të vendimit.Ndërkohë, sipas formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë, rezulton, se prokurorja Hava Memko, nuk e ka deklaruar këtë pronë, ndonëse ligji e detyron një gjë të tillë. Ish-prokurorët Ervin Karanxha dhe Gentjan Ternova shpjegojnë, se mosdeklarimi i pasurisë përbën shkelje ligjore.Për këtë çështje ka reaguar edhe Këshilli i Ministrave, i cili ka hapur proces gjyqësor në Gjykatën e Sarandës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimit të vitit 2001, përmes të cilit janë përfituar 21 hektarët në Ksamil.




