Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Nisharaku”, shtetasi Enton Nushaj 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Armando Millonaj 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në kërkim u shpall autori.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë për parkimin e makinës.

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të Fundit