Aksident i rëndë në Shkodër, vdes 50-vjeçari që udhëtonte me biçkletë, plagosen rëndë 2 shoferët

Një aksident me pasojë vdekjen dhe dy të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth 2 orë më parë në lagjen Kiras, ku sipas informacioneve paraprake një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Deri tani nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, kur për pasojë një 50-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë ndërroi jetë.

Siç shihet në pamjet nga kamerat e sigurisë, aksidenti ka ndodhur në orën 7:55. Një person me biçikletë shihet që po ecën në anë të rrugës, ndërsa paralel me të edhe një furgon, më pas ndodh edhe përplasja fatale me një makinë që vinte paralel.

Përplasja tepër e fortë çoi në humbjen e jetës së personit që ishte në biçikletë dhe plagosjen rëndë të dy shoferëve të makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të Fundit