“E kam shitur që në 2024” i ngec fatura e aksidentit në 2025, qytetari bën namin!

Anesti Tanka iu drejtua emisionit “Stop” pasi, gjatë rinovimit të siguracionit të automjetit, rezultoi, se primi i sigurimit, i ishte rritur, për shkak të një aksidenti të regjistruar në emrin e tij. Qytetari pretendon, se nuk ka qenë pjesë e asnjë aksidenti, pasi automjetin e kishte shitur që në vitin 2024, ndërsa ngjarja rrugore kishte ndodhur në vitin 2025.Sipas dokumenteve, kontrata e shitjes së automjetit ishte regjistruar rregullisht, por në sistemin e sigurimeve, automjeti vijonte në emrin e ish-pronarit, pasi nuk ishte bërë ndryshimi i policës së sigurimit dhe duplikati në emër të blerësit të ri.Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaroi, se dëmet raportohen nga shoqëritë e sigurimit dhe se problemi nuk qëndronte te AMF-ja, por te kompania, që administronte policën. Nga ana tjetër, Drejtoria e Dëmeve e kompanisë së sigurimit pretendoi, se ndryshimet në sistem, duhej të vinin nga AMF-ja, duke krijuar një përplasje institucionesh dhe duke lënë qytetarin pa zgjidhje.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, rasti u korrigjua dhe dëmi i aksidentit u hoq nga emri i qytetarit Anesti Tanka.

Të Fundit