Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një batutë gjatë një takimi me zv/kryetarin e Shoqatës së Bankave, turkun Seyhan Pencabligil, duke e komplimentuar për shqipen, dukuri, që e quajti “e kolauduar me minimum risku”. Rama tha, se turku mund të konsiderohet i gatshëm edhe për të marrë pasaportën shqiptare në një ceremoni me certifikatë mirënjohjeje për përmirësimin e gjuhës.




