Rasti, që trajtojmë në këtë pjesë të emisionit, lidhet me një mbifaturim të energjisë elektrike në Tiranë për muajin mars 2012, në kohën, kur furnizimi administrohej nga CEZ Shpërndarje. Denoncimi vjen nga Ferit Milanj, dhëndri i personit, që ka problemin, i cili rezulton me një faturë prej 1 milionë e 600 mijëe lekë të vjetra, që me kamatëvonesat, ka arritur në 3 milionë e 200 mijë lekë.Sipas familjarëve, kjo vlerë është e pajustifikuar, pasi ata disponojnë prova, që konsumi real për atë muaj ka qenë vetëm rreth 15 mijë lekë të vjetra, i dokumentuar në librezën e matësit. Megjithatë, ekziston edhe një faturë tatimore, për të njëjtën periudhë, me shumën e lartë.Për zgjidhjen e çështjes, familja i është drejtuar Enti Rregullator i Energjisë, që ka kërkuar ndjekjen e rastit nga OSHEE. Në vitin 2019, OSHEE është përgjigjur, se për shkak të keqmenaxhimit të arkivave nga CEZ, nuk është e mundur të verifikohen procedurat e faturimit të asaj kohe.




