Një përplasje politike ka lindur pas mungesës së Elisa Spiropali në seancën, ku u votua për imunitetin e Belinda Balluku.Taulant Balla deklaroi, se kjo çështje do të diskutohet në grupin parlamentar, duke lënë të kuptohet, se mund të ketë pasoja politike për Spiropalin.Nga ana tjetër, reagimi i Spiropalit ka qenë me tone sfiduese. Ajo është shprehur në rrjetet sociale, se mezi po pret të thirret mbledhja e të diskutohet mbi cështjen.




