Temperaturat nën zero janë shoqëruar me reshje dëbore këtë të premte në juglindje të vendit.
Reshje dëbore ka pasur në të gjashta qytetet, ndërsa reshjet më re dendura kanë qenë në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës aty ku trashësia shkon deri në 10 cm ndërsa në majë të Qafës së Mashkullores deri në 20 cm
Gjithë rrugët nacionale dhe rurale janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme, ashtu siç nuk paraqiten probleme me energjinë elektrike
Gjatë orëve të mesnatës ka pasur reshje dëbore në disa akse rrugore.
* Në Loti 7, në aksin Libonik – Rëmbec – Plasë dhe Korçë – Voskopojë, nga km 12–19 ka pasur reshje dëbore deri në 7 cm trashësi. Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi vijon normal.
* Në segmentin K/Boboshticë – Dardhë ka patur reshje dëbore. Është kryer pastrimi dhe kriposja e rrugës. Qarkullimi i mjeteve normal.
* Reshje dëbore edhe në segmentin Ersekë – Leskovik. Po vazhdon pastrimi dhe kriposja e rrugës.
* Në segmentin Zgosht – Sebisht ka reshje dëbore. Po vijon puna për pastrim dhe kriposje.
* Në akset Korçë – Ersekë (kontrata 3) gjatë orëve të mesnatës ka pasur reshje dëbore. Është bërë pastrimi dhe kriposja, qarkullimi pa probleme.
* Në Qafën e Zvezdës, në aksin Zemblak – Goricë (kontrata 6) ka pasur reshje dëbore. Rruga është pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normal.
Të gjitha subjektet janë në terren dhe po vijojnë punën për mirëmbajtjen e akseve.




