“A do kandidosh për kryetar të PD-së?”, përgjigjet Berisha: Kush të tha jo

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit.

“Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigja”-ishte replika e Berishës.

I pyetur nëse rikandidimi bie ndesh me statutin e PD, Berisha dha këtë përgjigje:

“Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje”-u shpreh Berisha.

Të Fundit