Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për Ditën e Verës: Gëzim, optimizëm dhe begati për çdo familje

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Verës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e kësaj feste të lashtë në traditën dhe kulturën shqiptare, duke e cilësuar atë si një festë që ka mbijetuar ndër shekuj dhe që lidhet ngushtë me natyrën dhe shpirtin e popullit shqiptar.

“Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë. Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familje shqiptare!”, shkruan presidenti Begaj në mesazhin e tij urues.

Screenshot

Të Fundit