Policia e Korçës ka arrestuar një 49-vjeçar pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në lokalin e tij.
Në kuadër të operacionin policor të koduar “Veprimtaria” u vu në pranga shtetasi K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në lagjen nr. 1, Pogradec, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal edhe për një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar kanabis, të cilën ia kishte shitur shtetasi K. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike, 3 celularë dhe një sasi lekësh.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



