Në emigrim prej vitit 2008, i falsifikojnë firmën e i ndodh belaja: 40 milionë lekë gjobë nga OSHEE

Jemi në Kukës, ku Isa Gashi denoncon se, që nga viti 2008 ka ikur nga fshati dhe jeton me qira. Ai nuk ka lidhur asnjë kontratë energjie me OSHEE-në për banesën e tij. Megjithatë, pa miratimin e tij, detyrimet e babait të ndjerë i janë kaluar atij, duke e detyruar të paguajë mbi 40 milionë lekë.Isa tregon, se banesën e ka ndërtuar në vitin 2022 dhe ka kërkuar të lidhë një kontratë të re me OSHEE, por i është refuzuar, sepse prona rezulton në emër të babait. Shkalla e parë nuk ka marrë parasysh këtë problem.Gazetari pyet, nëse ligjërisht transferimi i detyrimeve mund të bëhet pa pëlqimin e personit tjetër, dhe Ergen Elezaj, përgjegjës, konfirmon, se miratimi është i detyrueshëm dhe me shkrim. Isa shton, se për hapjen e kontratës së shtëpisë së vjetër, Arjet Bogdani ka marrë para nga vëllai i tij, dhe kontrata është më pas transferuar tek ai.

Të Fundit