81-vjetori i Çlirimit të Tiranës (17 nëntor 1944) 🇦🇱
Sot, me nderim dhe krenari, kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare Çlirimin e Tiranës më 17 nëntor 1944.
Operacionet ushtarake për çlirimin e kryeqytetit u zhvilluan nga 29 tetori deri më 17 nëntor 1944.
Pas 19 ditësh përplasjesh të ashpra me trupat gjermane, forcat partizane, të mbështetura nga banorët e Tiranës, arritën të dëbonin pushtuesit nazistë, duke shënuar një hap vendimtar drejt çlirimit të plotë të vendit.
Në këtë ditë përulemi me respekt për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Shqipërisë.



