Jemi në Berat, për një rast mashtrimi me pasoja të rrezikshme në shëndet. 30 vjecarja Sevdie Duleviç, shiste në rrjete sociale kremra bimorë, që pretendonte, se shëronin kancerin e lëkurës. Ajo përdorte faqen “Bio Binjaku Berat”, ngaku prezantohej si mjeke dermatologe. Me kamera të fshehtë, Duleviç u kap, duke u thënë qytetarëve, se kanceri i lëkurës është i lehtë për t’u shëruar. Ajo ofronte kremra “organikë të certifikuar nga BE”, me çmim 320 mijë lekë të vjetra për një kurë të plotë. Produktet përgatiteshin në kushte artizanale dhe të pasigurta higjienikisht, me vajra të përzier dhe pa asnjë autorizim mjekësor apo laboratorik. Disa produkte ishin të skaduar dhe shiteshin edhe në Kosovë, apo Gjermani, pa deklarim të të ardhurave.Pas interesimit tonë, në bashkëpunim me Prokuroren e Beratit, Edina Kurti, dhe Policinë e Beratit, Duleviç u arrestua dhe procedua penalisht për 3 vepra penale,mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë.Hetimet zbuluan, se ajo është e bija e Eqerem Duleviç, i denoncuar më herët nga “Stop” për aktivitet të ngjashëm në Fier.




