Maduro thirrje Trump: Mjaft me luftëra, të bashkohemi për paqen e Amerikës

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë. Maduro dënoi vendosjen e anijeve luftarake amerikane në Karaibe për të luftuar trafikun e drogës.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela duhet të bashkohen për paqen në rajon, mes tensioneve të larta. Maduro u bëri thirrje amerikanëve të shmangin një konflikt tjetër të zgjatur.

“Le të bashkohemi për paqen e Amerikës. Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan”, tha ai.

Kur u pyet nëse kishte një mesazh për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Maduro u përgjigj në anglisht: “Po paqe, po paqe”.

Gjatë tre muajve të fundit, SHBA-të kanë grumbulluar rreth 15,000 trupa në Karaibe, të shoqëruara nga më shumë se një duzinë anijesh luftarake, përfshirë një aeroplanmbajtëse, e përshkruar si “platforma më vdekjeprurëse luftarake” e Marinës Amerikane.

Vendosja ushtarake, e konsideruar si prania më e madhe ushtarake amerikane në rajon që nga pushtimi i Panamasë në vitin 1989, ka ngjallur spekulime se SHBA-të mund të jenë duke u përgatitur për një luftë më të madhe.

SHBA-të thonë se kanë kryer të paktën 20 sulme ndaj anijeve të dyshuara të drogës në Karaibe dhe Paqësor, me 80 viktima.

Të Fundit