Presidentri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të nisë një “luftë të madhe” kundër Evropës në vitin 2029 ose 2030.
Sipas raportimeve, ka pasur thirrje të përsëritura për veprim nga zyrtarë të lartë evropianë të mbrojtjes dhe inteligjencës, përfshirë edhe nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kanë thënë se Kremlini po komploton një tjetër pushtim tokësor në kontinent dhe se anëtarët e NATO-s duhet të jenë të përgatitur për një “skenar lufte”.
Duke bërë thirrje për më shumë presion mbi Rusinë, presidenti ukrainas tha:
“Duke pasur parasysh situatën në fushën e betejës, nuk e shohim Rusinë që dëshiron të ndalet. Problemi është se kur shikojmë industrinë ushtarake ruse, shohim se ata po rrisin prodhimin e tyre. Sipas vlerësimit tonë, ata duan ta vazhdojnë këtë luftë”,-është shprehur Zelensky.
“Ne mendojmë se nëse ndikojmë fort, rusët do të kenë nevojë për një pauzë. Por duhet të pranojmë se ata duan një luftë të madhe, ata po përgatiten të jenë në gjendje të fillojnë një luftë kaq të madhe në vitin 2029 ose 2030 , në këtë periudhë, në kontinentin evropian”,-shtoi presidenti ukrainas.
Atë që aleatët e NATO-s kanë bërë deri më tani, sanksionimi i Rusisë dhe dërgimi i më shumë armëve në Ukrainë, apo përpjekja për negociata, nuk ka bërë punën për të ndaluar Vladimir Putinin deri më tani, duke rezultuar në përpjekjen e Zelensky-t për të “përballuar këtë sfidë të madhe”.
Vetëm një orë pas deklaratës së tij në Telegram, u njoftua se Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, do të vizitonte këtë të enjte Londrën për t’u takuar me homologun e tij britanik.




