Bashkim Çuku nga Elbasani, ish-ushtarak, ka përfituar për vite me radhë pension ushtaraku, por pas mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë, është shpallur debitor me 10 milionë lekë, duke u akuzuar për përfitim të padrejtë. Ai iu drejtua Gjykatës Administrative të Durrësit, ku e fitoi çështjen, por vendimi u apelua dhe dosja ndodhet prej 5 vitesh në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, pa asnjë datë gjykimi.Pas interesimit tonë pranë gjykatës, u konfirmua, se dosja nuk ka ende datë dhe vetëm sa është hedhur shorti. Punonjësja sqaroi, se nga 2021-shi deri në 2024-ën, çështja ka kaluar në duart e tre gjyqtarëve të ndryshëm, ndërsa Bashkim Çuku ka bërë katër kërkesa. Por sot ai duhet të bëjë një kërkesë të re për përshpejtimin e një date gjykimi.




