Florenca Zeqo denoncon, se Prokurorja Esmeralda Basho i ka sekuestruar padrejtësisht makinën, një BMË X5 me vlerë 20 mijë euro, që prej dy vitesh, pa qenë pjesë e ndonjë procedure penale ndaj saj. Gjykata ka nxjerrë urdhër të prerë për kthimin e mjetit që prej tre muajsh, por prokurorja Basho refuzon ta kthejë makinën dhe mban peng automjetin, duke u nxjerrë pretendime të rreme. Gjatë verifikimeve në pikën e sekuestrimit në Sarandë, policia konfirmon, se nuk ka marrë asnjë urdhër për kthimin e makinës. Kur e pyesim zonjën Basho, se pse e mban makinën të bllokuar, ajo gënjen duke thënë, se ka nxjerrë urdhrin e zhbllokimit.“Stop” zbulon, se Basho gëzon mbrojtjen e KLP-së, institucionit që, në vend që ta kritikojë, e mbështet në veprimet e dyshimta.
