Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se betejat e opozitës kanë hyrë në një fazë të re. Ai ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se:
“Beteja e opozitës ka hyrë në një fazë të re. Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave të krimit ndërkombëtar. Kulla ndërtohen nga miliardat e drogës”.
Ai ndërkaq ka përmendur emra konkretë si Diego Benitez, të cilin e cilësoi “kumbarin që menaxhon 14 klane shqiptare të trafikut të kokainës”.
Berisha dënoi gjithashtu sulmin ndaj deputetit demokrat Xhelal Mziu, që e cilësoi “akt terrorist.
“Së pari dua të dënoj me forcën më të madhe aktin terrorist ndaj deputetit të PD-së Xhelal Mziu dhe heshtjen mortore të autoriteteve, që dëshmon se qëndrojnë prapa tij”.