Dy vite pritje për një palë këpucë: Historia e dhimbshme e Ilirit nga Kuçova

Jemi në Tiranë me qytetarin Ilir Plaku, i cili ka udhëtuar nga Kucova për një problem, që nuk po e zgjidh dot. Iliri Ka dy vjet që nuk merr dot këpucët ortopedike, që i takojnë. Me lot në sy, ai tregon, që këpucët e vecanta i ka jetike, por i thonë, se nuk ka bazë materiale dhe mjeshtri, që i bën në mënyrë artizanale, ka dalë në pension.Ne e takuam mjeshtrin dhe ai tha, se ndonëse me vështirësi, do t’ia bëjë Ilirit një palë këpucë dhe ky i fundit do të paguajë vetëm koston, 40-50 mijë lekë të vjetra.Problemi i vërtetë në këtë qendër, është mungesa e specialistëve, pasi dy mjeshtrat kanë mbushur moshën e pensionit dhe nuk ka se kush t’i zëvendësojë.

Të Fundit