“Une i komandoj te gjithe” bie pre e kameres se fshehte sekseri i Kadastres, ja sa leke kerkon!

Shaban Tonuzi është nga qyteti i Durrësit, tregon, se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë, se ka problemin e shtëpisë së babait, për të cilën, kërkon pronësinë pasi i ati ka ndërruar jetë. Të gjithë trashëgimtarët kanë firmosur, që prona t’i kalojë atij, por nuk po gjen zgjidhje në kadastër, pasi po sorrollatet prej dy vjetësh,me aplikime pa fund. Ai shkon në Zyrat e Kadastrës, ku bie në kontakt me shtetasin Durim Muca.Ky i fundit i kërkon 185 mijë lekë nënë dorë, në këmbim të të cilave, Shabani do të pajisej me certifikatën e pronësisë së shtëpisë. E në fakt, sekser Durimi, ia doli të hyjë në zyrat e Kadastrës, ku takoi shef Besin e ky i fundit, premtoi, që për disa ditë, certifikata e pronësisë të dalë e të publikohet në e Albania.

Të Fundit