Durrës/ 44-vjeçari kërcënon me sopatë dy persona në lokal, arrestohet nga policia

Një 44-vjeçar i identifikuar si Ermal Dhampiraj është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi kanosi me sopatë dy qytetarë pas një zënke për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në një lokal të lagjes nr. 17. Të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve zyrtare, policia ndërhyri menjëherë pas njoftimit të marrë për konfliktin, duke parandaluar përshkallëzimin e tij dhe duke shmangur pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili po kanoste me sopatë shtetasin E. A. dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit u sekuestrua mjeti prerës, sopata që Dhampiraj përdori për të kërcënuar personat e tjerë. Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe një tjetër shtetas, B. K., pasi kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi organet ligjzbatuese.

Materialet në ngarkim të 44-vjeçarit dhe të proceduarit iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të Fundit