“Anëtarja e fundit e bandës”, ish-kryeministri britanik bëhet baba për herë të nëntë!

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka mirëpritur fëmijën e tij të katërt me gruan e tij, Carrie.

Carrie Johnson postoi foto në rrjetet sociale teksa bëri me dije se vajza e tyre quhet Poppy Eliza Josephine Johnson.

Vogelushja lindi më 21 maj.

Në një postim në Instagram , ajo shkroi: “Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Jemi të gjithë plotësisht të çmendur. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur asnjë minutë që kur ke lindur, pasi nuk mund të ndalem së shikuari sa e mrekullueshme je.”

Poppy është fëmija i katërt i çiftit, pas Wilfred, Romy dhe Frank. Çifti u martua në maj 2021. Djali i tyre i madh, ëilf, lindi në prill 2020, i ndjekur nga Romy në dhjetor 2021 dhe Frank në korrik 2023. Vajza e tyre, Poppy, të cilën Carrie Johnson e përshkroi si “anëtarja e fundit e bandës”, është fëmija i nëntë i Boris Johnson.

Ish-kryeministri ka gjithashtu katër fëmijë nga martesa e tij me avokaten Marina Aheeler dhe një fëmijë të pestë me konsulenten e arteve Helen Macintyre. Johnson dha dorëheqjen si kryeministër në verën e vitit 2022, për shkak të një sërë skandalesh.

Ai gjithashtu dha dorëheqjen nga posti i tij parlamentar muajin e kaluar, pasi u bë e qartë se hetimi parlamentar kundër tij do të ishte inkriminues. Raporti i përgatitur nga komisioni përkatës parlamentar arriti në përfundimin se ai qëllimisht gënjeu Parlamentin në lidhje me festat e mbajtura në Doëning Street gjatë pandemisë Covid-19.

Të Fundit