“Na tundet dyshemeja” Turku hap themelet pa leje në pallat të dëmtuar nga tërmeti

Alban Hoxha është një qytetar, që tregon, se një shtetas turk, ka marrë me qira një njësi në katin e parë të pallatit 6 katësh, ku ai jeton, pranë sheshit Ëilson.

Turku ka filluar punimet, duke i krijuar Albanit probleme në dysheme dhe në soletën e katit më poshtë.Albani thotë, se kur zbriti poshtë, pa shtetasin turk, që po ndërhynte në strukturën e pallatit. Në këto kushte ai njofton Policisë e Shtetit, IMT-në, Policinë Bashkiake, por Albani thotë, se duhen marrë masa të shpejta, pasi pallati në fjalë ka dalë ds4 nga tërmeti, dhe një dëm tjetër, do të ishte fatal për banorët.Gazetarja u përpoq të komunikojë me shtetasin turk Vildan, por ai nuk ishte në Shqipëri.Në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, drejtori Klajdi Meçi, sqaroi, se pas ankesës së banorëve, ka nisur verifikimi dhe rezultoi, se punimet e turkut, ishin pa leje. Për këtë arsye u mor vendimi për gjobë dhe për prishje. Ndërsa për dëmet, rasti është deleguar për vlerësim në Inspektoriatin e Ndërtimit.

Të Fundit